Menyja Nutrino

Këtu do të gjeni një meny Nutrino që përmban numrin, sasinë, dhe llojin e vaktit
sipas moshës së fëmijës suaj. Gjithashtu, ne kemi përgatitur për ju rekomandime
shtesë për ushqyerjen e fëmijës gjatë vitit të parë dhe të dytë të jetës, të cilat
përmbajnë ndër të tjera edhe rekomandimet e Organizatës Botërore të
Shëndetësisë.


Mosha

Numri i vakteve

Sasia e vaktit në gramë

Llojet e qumështit

Numri i vakteve

Sasia e vaktit

Lloji i ushqimit

1-

muajsh

8

60-100

Ushqyerje me gji,
qumësht formule 1

   

Vitaminë D3+K1 nga 8-ditësh deri në fund të muajit të 2-të

2-

muajsh

7-8

100-120

Ushqyerje me gji,
qumësht formule 1

     

3-

muajsh

6-7

120-130

Ushqyerje me gji,
qumësht formule 1

   

Vitaminë D3 deri në fund të vitit të parë dhe gjatë muajve të dimrit deri në vitin e 3-të

4-

muajsh

6

130-150

Ushqyerje me gji,
qumësht formule 1

     

5-

muajsh

6

150-160

Ushqyerje me gji,
qumësht formule 1

1

 

Oriz dhe misër (një ose dy lugë çaji gjatë ditës, më pas në mbrëmje përpara gjumit sipas udhëzimeve), ushqim me gji pas drithërave

6-

muajsh

5

180-200

Ushqyerje me gji,
qumësht formule 2

2

80-100

Karotë, patate, kungull, brokoli, rrepë zvicerane, pastinak, selino të ziera, mollë banane, pjeshkë, kajsi, dardhë, kumbull, kungullesh, pjepër, shalqi, në formë kompostoje, pureje apo qulli (gjithmonë të prera dhe të përziera). Të njëjtat ushqime për tri ditë. Ushqimet e futura në dietë mund të kombinohen. Pas vaktit, ushqim me gji dhe ujë aq sa dëshiron fëmija. Një vakt në fillim, dy vakte me kalimin e kohës.

7-

muajsh

4

200-220

Ushqyerje me gji,
qumësht formule 2

2

120-130

Të gjitha ushqimet në dietë + spinaq, lulelakër, supë mishi dhe mish të zier (pule, gjeldeti, viçi, lope) 3 – 4 herë në ditë. E verdha e vezës futet në dietë pas mishit. 1/8 të verdhë veze për dy ditët e para, më pas ¼ të verdhë veze për dy ditë, ½ të verdhë veze për dy ditët vijuese, një e verdhë veze e plotë për një ditë. Pas futjes së të verdhës së vezës, alternoni mishin dhe të verdhën e vezës një ditë po – një ditë jo, 3 – 4 herë në javë

8-

muajsh

3

200-230

Ushqyerje me gji,
qumësht formule 2

3

130-180

Të gjitha ushqimet në dietë + bizele, lakër jeshile. Shtohet vakti i mëngjesit – gjizë, qumësht i skremuar, salcë kosi, kos me yndyrë

9-

muajsh

3

220-230

Ushqyerje me gji,
qumësht formule 2

3

180-200

 

Të gjitha ushqimet në dietë + miell ermik, biskota, miell gruri, të gjitha llojet e drithërave

10-

muajsh

3

230

Ushqyerje me gji,
qumësht formule 2

3

200-220

Të gjitha ushqimet në dietë + peshk

11-

dhe

12-

muajsh

2-3

250

Ushqyerje me gji,
qumësht formule 2

4-5

250

Të gjitha ushqimet në dietë + fasule, thjerrëza, bishtaja. Vakte të ndryshme

Rekomandime të tjera për ushqyerjen e bebeve në vitin e tyre të parë

OBSH-ja (Organizata Botërore e Shëndetësisë) ka rekomanduar ushqyerje ekskluzive me gji për deri në 6 muaj. Nga muaji i 6-të deri në të 12-in, rekomandohet ushqyerja me gji plus shtimi i ushqimeve të ngurta (në periudhën nga 17- deri në 26-javësh).

Në vitin e parë NUK rekomandohet qumështi i lopës, por qumësht formule i përshtatur sipas moshës. Në vitin e 2-të u jepet prioritet edhe formulave për atë moshë.

Një ushqim i ri duhet filluar gradualisht përgjatë 3 – 4 ditëve. Nuk duhen filluar dy lloje ushqimesh të reja njëkohësisht, por ushqimet mund të kombinohen pasi janë futur në dietën e fëmijës.

Ushqimi jepet në gjendje të lëngët – të qullët dhe në fund të vitit të parë i prerë dhe i punuar/gatuar.

Në fund të vitit të parë, menyja e fëmijës duhet të përmbajë tre vakte kryesore dhe dy vakte të ndërmjetme (zëmra), pas të cilave mund të ushqehet me gji.

Ushqimi i ngurtë jepet me lugë çaji.

MOS shtoni kripë në ushqim – perimet përmbajnë mjaftueshëm kripë dhe nuk është nevoja ta shtoni në ushqimin e shëndetshëm të foshnjës.

Perimeve mund t’u shtohet vaj vegjetal (“një pikë” vaj ulliri për shije nga muaji i 7-të e në vijim).

Nuk lejohet shtimi i sheqerit tek ushqimi dhe pijet, pasi ai nxit zhvillimin e kaviteteve të dhëmbëve, obezitetit dhe diabetit.

Gjatë vitit të parë fëmijës NUK DUHET t’i jepen (për shkak të mundësisë së shfaqjes së një reaksioni alergjik): luleshtrydhe, mjedra, manaferra, kivi, mjaltë, domate të freskëta, arra, bajame, lajthi, kikirikë (kjo vlen edhe për patatinat me kikirikë), çokollatë dhe çokokrem, e bardhë veze, krustace, peshk i konservuar, ushqime të tjera që përmbajnë konservues (salsiçe, sallam…), maja, erëza. Ushqejini me kujdes (preferohet jo përpara se të ketë mbushur 9 muaj): portokaj, limon, grejpfrut, mandarina.

Pesha trupore e një fëmije të shëndetshëm rritet shpejt në vitin e parë: në muajin e parë një i porsalindur shton 750 – 1000 gramë, në të 2-tin diku te 850 gramë, në të 3-tin rreth 700 gramë, në të 4-tin rreth 600 gramë. Në muajin e 5-të pesha trupore në lindje dyfishohet dhe arrin të trefishohet në fund të vitit të parë. Nëse fëmija nuk shton peshë në javën e 2-të dhe të 3-të, lind nevoja të konsultoheni me një pediatër në qendrën e konsultave, i cili mund të evidentojë shkakun pse fëmija nuk po zhvillohet. Ushqimi futet në dietë sipas këshillës së pediatrit dhe për çdo fëmijë rekomandohet një meny individuale.

USHQYERJA E FËMIJËS GJATË VITIT TË DYTË

Ushqyerja me gji mund të vazhdohet edhe pas vitit të parë, por në këtë periudhë qumështi i gjirit nuk përbën ushqimin kryesor të fëmijës. Ushqyerja me gji bëhet sipas kërkesës, pas vakteve, zakonisht 2 deri në 3 herë në ditë. Sasia e frutave, perimeve dhe ushqimeve të tjera që merr fëmija varet nga oreksi, aktivitetet e përditshme dhe nevojat e tij dhe nuk duhet të kufizohet. Fëmija ha së bashku me pjesën tjetër të familjes (familja i përshtatet shijeve të fëmijës dhe konsumon më pak ushqim të marinuar). Gjatë vaktit nuk duhen konsumuar pije. Pas vaktit, fëmija mund të pijë ujë, çaj ose lëng frutash pa sheqer, në sasinë e dëshiruar. Qumështi dhe bulmeti kufizohen deri në gjysmë litri në ditë. Ëmbëlsirat, çokollatat dhe biskotat duhet të përjashtohen tërësisht për sa kohë është e mundur.