A e dini se?

A e dini se...

që veshja mbrojtëse parandalon depërtimin e dritës dhe pluhurit, si dhe hapjen e paqëllimshme të ambalazhit, duke garantuar kështu gjendjen e duhur dhe ruajtjen e freskisë.

A e dini se...

që ambalazhi ka një dritare anësore për të kontrolluar njëtrajtshmërinë. Përveç kësaj, shënjuesi lehtëson dozimin gjatë përgatitjes.

A e dini se...

që edhe produktet pa konservues mund të kenë jetëgjatësi ruajtjeje prej 24 muajsh. Temperatura e lartë gjatë sterilizimit të kavanozave parandalon zhvillimin e mikroorganizmave dhe garanton një jetëgjatësi më të gjatë ruajtjeje.

A e dini se...

që ambalazhi 100% natyral nuk përmban ngjyrues shtesë, aroma artificiale apo agjentë sintetikë.

A e dini se...

që kapaku i kavanozit duhet të kërcasë kur hapet. Kjo është provë që produkti nuk është përdorur më parë.

A e dini se...

që kapaku i produkteve me qeskë te butë (pouch) ka vrima të posaçme për qarkullimin e ajrit, të cilat garantojnë që frymëmarrja të mos pengohet në rast se fëmija e gëlltit kapakun.

A e dini se...

që produktet me qeskë te butë (pouch) janë të izoluara hermetikisht, gjë e cila parandalon jetëgjatësi më të gjatë ruajtjeje.

A e dini se...

që ambalazhi prej kartoni mbron ushqimin dhe pijet, si dhe ofron mbrojtje më të mirë nga drita, duke ruajtur kështu vitaminat dhe lëndët ushqyese. Përpos kësaj, ai bazohet në materiale të riciklueshme dhe ka ndikim më të vogël në mjedis në krahasim me plastikën.

A e dini se...

që produktet Nutrino janë 100% natyrale - ato nuk përmbajnë ngjyrues shtesë, aroma artificiale apo agjentë sintetikë.

A e dini se...

që produktet organike kultivohen dhe rriten në mënyrë të tillë që nxit ruajtjen e tokës dhe ujit, pa fertilizues kimikë dhe pesticide.

A e dini se...

që ushqimet për bebe, sipas rregullores për produktet dietike, dhe ushqimet për foshnja dhe fëmijë, nuk duhet të përmbajnë substanca OMGJ, aditivë, konservues dhe aroma.

A e dini se...

që sheqeri i shtuar tek ushqimi shpërbëhet më ngadalë, çka është edhe arsyeja pse organizmi e dikton më ngadalë praninë e tij, ndaj dëshira për sheqer nuk largohet menjëherë pas marrjes së tij.

A e dini se...

që sheqeri natyral nga frutat ofron sasi të mjaftueshme sheqernash të shëndetshme për organizmin.

A e dini se...

që ekstrakti dhe aroma nuk janë e njëjta gjë. Ndryshe nga aroma, e cila është thjesht aromatizues, ekstrakti ka një shije më origjinale fruti dhe një vlerë më të lartë ushqyese.

A e dini se...

që puretë me drithëra përmbajnë inulinë, e cila bën pjesë në grupin e prebiotikëve dhe rrit vetvetiu përthithjen e kalciumit në organizëm, ndihmon zhvillimin e florës intestinale normale dhe lehtëson tretjen.

A e dini se...

që produktet Nutrino përmbajnë minerale, zink, jod dhe hekur, të cilët kontribuojnë në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijëve.

A e dini se...

që zinku ndihmon në rritjen dhe zhvillimin normal të organeve të riprodhimit dhe të sistemit nervor, si dhe në përcaktimin e funksioneve të sistemit imunitar.

A e dini se...

që ushqimi i pasur me jod kontribuon në zhvillimin e sistemit nervor te fëmijët.

A e dini se...

që rezervat e natyrshme të hekurit te fëmijët ulen pas 6 muajsh, kohë në të cilën është e nevojshme të fillohet marrja shtesë e këtij minerali përmes ushqimit, në mënyrë që të garantohet zhvillimi i funksioneve të trurit te fëmijët.

A e dini se...

që sasia e pamjaftueshme e hekurit te fëmijët mund të shkaktojë ngadalësim të zhvillimit dhe reduktim të aktivitetit fizik.

A e dini se...

që drithërat janë të pasura me fibra, ndaj konsumi i rregullt i tyre i jep fëmijës një ndjesi ngopjeje.

A e dini se...

që puretë tona përmbajnë një kombinim me 13 vitamina të nevojshme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe të të rriturve, pra 8 lloje vitaminash A dhe B, si dhe vitaminat C, D, E dhe K.

A e dini se...

që portokajtë e kuq që përdorim në puretë tona vijnë nga Sicilia dhe që, falë vendndodhjes së shkëlqyer gjeografike, ato përmbajnë një përzierje substancash fantastike antioksiduese.

A e dini se...

që, në përputhje me standardet ISO 9001, FSSC 22000, Praktikat e Mira të Prodhimit (PMP) dhe Analizën e Rreziqeve dhe Pikat Kritike të Kontrollit (HACCP) në procesin tonë të prodhimit, ne garantojmë sigurinë dhe cilësinë e lartë të produkteve Nutrino për më të vegjlit.

A e dini se...

që asnjë produkt Nutrino nuk del nga fabrika pa kaluar një kontroll të imtësishëm fiziko-kimik, nëpërmjet të cilit përcaktohet se produkti është tërësisht i sigurt për përdorim.

A e dini se...

që produktet Nutrino mbahen në karantinë për 7 deri në 21 ditë përpara hedhjes në treg, ku kontrollohet nëse ka ndryshime dhe devijime nga standardet.

A e dini se...

që ne përdorim procesin më të përsosur të filtrimit të ujit gjatë procesit tonë të prodhimit, të ashtuquajturën osmozë të anasjellë, e cila ndihmon në eliminimin e grimcave dhe papastërtive më të vogla. Me përdorimin e kësaj mënyre filtrimi të ujit, përftohet ujë i pijshëm i cilësisë së lartë që mund të përdoret për qëllime mjekësore ose laboratorike.