POLITIKA E PRIVATËSISË

1. Hyrje
1.1. Me qëllim të mbrojtës së të dhënave tuaja personale, Fabrika e Ushqimit për Bebe sh.p.k. Dobanovci, rr. Maršala Tita 206, numri i regjistrimit: 21212270 (në tekstin e mëtejshëm: “Fabrika”) në cilësi të operatorit, ju informon me këtë Politikë të Privatësisë për mënyrën e përpunimit të të dhënave tuaja që i bëhen të disponushme Fabrikës me përdorimin tuaj të faqeve të internetit: www.babyfoodfactory.com dhe www.nutrinobebe.com.

1.2. Fabrika kujdeset për privatësinë tuaj dhe të gjitha të dhënat tuaja personale i përpunon në mënyrë ligjore, transparente dhe të drejtë, krejtësisht në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale (“Ligji”).

1.3. Në tekstin e mëtejshëm të Politikës së Privatësisë ju njoftojmë hollësisht se si të dhëna personale i mbledhim dhe në çfarë mënyre i përpunojmë.

2. Të dhënat teknike
2.1. Hyrja në faqet e internetit të Fabrikës është e mundësuar pa regjistrim.

2.2. Gjatë hyrjes në faqe regjistrohen të dhënat për adresën unike IP, e cila është anonime. Adresa IP përdoret për evidentimin e sesioneve, mundësimin e sigurisë së faqeve të internetit si dhe për shkak të procedimit të mundshëm të keqpërdorimit të aksesit.

2.3. Gjithashtu, gjatë vizitës në faqen e internetit nga ana e ofruesve të shërbimeve hosting dhe të internetit shënohen meta të dhënat si p.sh. ndjekja dhe përcaktimi i burimit dhe destinacionit të komunikimit, fillimi, kohëzgjatja dhe përfundimi i komunikimit, statusi i transferimit; sasia e të dhënave të transferuara, identifikimi i pajisjeve terminale të përdoruesit; vendndodhja e pajisjeve terminale celulare të përdoruesit; lloji, gjuha dhe versioni i softuerit të shfletuesit si dhe sistemi operativ.

2.4. Operatori i cili ia ofron personit shërbimin e interneti mund të kryejë identifikimin e personit në bazë të adresës IP të përdorur në kohën e caktuar në bazë të kërkesës së organit kompetent shtetëror në përputhje me rregullat në fuqi.

2.5. Në rastet e përshkruara, baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është proces legjitim, duke marrë parasysh se këto të dhëna nevojiten për funksionim teknik të faqeve dhe identifikim të sesioneve pa pengesa.

3. Cookies
3.1. Në faqet e internetit të Fabrikës përdoren cookies. Cookies janë skedarë në shfletuesin tuaj, që ruhen në pajisjen tuaj, që përmbajnë cilësime të caktuara dhe të dhëna për shkëmbimin me sistemin tonë. Cookies mund të jenë të përkohshme nëse depozitohen gjatë kohëzgjatjes së sesionit, ose të përhershme nëse depozitohen edhe pas sesionit.

3.2. Ekzistojnë lloje të ndryshme të cookies varësisht nga qëllimi i tyre:

– Cookies funksionale – mundësojnë punën e faqeve respektivisht të funksioneve të tyre themelore pa pengesa;
– Cookies performuese – mbledhin informacione për atë sesi përdoren faqet për ta përmirësuar tërheqjen, përmbajtjen dhe funksionalitetin, p.sh. statistikat për vizitën e faqeve, koha e kaluar në faqe, radha e faqeve të vizituara etj.
– Cookies për cilësimet e përmbajtjes – mundësojnë funksionet e personalizuara respektivisht kujtesën e cilësimeve tuaja të faqes p.sh. të gjuhës së zgjedhur.
– Cookies të marketingut – ndjekin sjelljen e përdoruesit për marketing të synuar d.m.th. të postimit të përmbajtjeve relevante promovuese. Cookies e marketingut mund të vijnë nga kompanitë e jashtme për reklamime (cookies nga palët e treta) dhe përdoren për mbledhjen e informacioneve për faqet të internetit të cilat përdoruesi i ka vizituar për shkak të reklamimit të synuar për përdoruesin.

3.3 Fabrika është e autorizuar që të përdorë cookies funksionale pa lejen tuaj, kurse ju do të njoftoheni për cookies që i përdorim me anë të “cookie-banderole” gjatë qasjes së parë në faqe për ta dhënë pëlqimin për përdorimin e tyre.

3.4. Cookies mund t’i fshini në çdo moment në kompjuterin tuaj ose të ndryshoni cilësimet e shfletuesit tuaj që kanë të bëjnë me cookies. Megjithatë, keni parasysh, nëse ndryshoni cilësimet e cookies, ndoshta të gjitha funksionalitetet e faqeve të internetit nuk do t’ju jenë të mundësuara.

3.5. Në këtë rast, baza ligjore për përpunimin e cookies është leja juaj si dhe interesi legjitim i Fabrikës.

4. Google Analytics
4.1. Faqet tona përdorin Google Analytics, shërbimin analitik i kompanisë “Google Inc. 1600 Amphiteater Parkway, Mountainview, Kaliforni 94043, SHBA (“Google”). Google Analytics përdor cookies që ndihmojnë analizën e përdorimit të faqes nga përdoruesi, siç janë faqet të cilat i vizitoni në kuadër të faqes së internetit të Fabrikës si dhe koha që i kaloni në ato, llogaritja e numrit të vizitorëve aktivë, analiza e klikimit, interesi dhe treguesit demografik i vizitorëve, faqet nga të cilat vizitoni faqet e Fabrikës etj. Google përdor këto informacione për të përpiluar raportin për aktivitetet në faqet e internetit dhe kjo na mundëson që të analizojmë përmbajtjen e tyre dhe të bëjmë përmirësimet teknike të përmbajtjes.

4.2. Adresa juaj IP të cilën shfletuesi juaj ia ka dërguar Google Analytics nuk lidhet me të dhëna të tjera të Google. Gjithashtu, të dhënat për adresën tuaj IP janë anonime para krijimit të analitikës. Për nevojat e përdorimit të shërbimeve të Google Analyticks ne nuk përpunojmë dhe nuk i dërgojmë kompanisë Google të dhënat tuaja në bazë të të cilave mund të jenë të identifikuar.

4.3. Informacionet që mblidhen në mënyrë të detajuar Google i dërgon deri te serveri në SHBA, ku depozitohen. Fabrika ka aktivizuar anonimizimin në faqet e veta; prandaj Google para dërgesës shkurton adresën tuaj IP brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ose në vende të tjera nënshkruese të Marrëveshjes për Hapësirën Ekonomike Evropiane.

4.4. Për më shumë informacione për kushtet e përdorimit dhe mbrojtjen e privatësisë së të dhënave mund t’i gjeni në adresën http://www.google.com/analytics/terms/gb.html.

4.5. Ju mund të ndaloni ruajtjen e cookies me ndihmë të cilësimeve të caktuara të softuerit të shfletuesit tuaj. Pranë kësaj, ju mund të ndaloni regjistrimin e të dhënave të cilat gjenerohen përmes cookies (duke përfshirë dhe adresën tuaj IP), si dhe përpunimin e këtyre të dhënave nga ana e Google-it duke shkarkuar dhe instaluar një komponent shtesë të shfletuesit të cilin mund ta gjeni në: https://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=en.

5. Facebook Pixel
5.1. Faqja www.babyfoodfactory.com përdor veglën Facebook pixel të kompanisë Facebook, Inc. 1601 South California Avenue, Palo Alto, CA 94304, SHBA („Facebook“). Facebook pixel ofron mundësinë për të ndjekur sjelljen e përdoruesve të regjistruar në llogarinë e tyre të Facebook-ut dhe bashkëveprimin e tyre me reklamat e Facebook-ut dhe faqet e Fabrikës, respektivisht ridrejtimin në faqen e Fabrikës duke klikuar në reklamën e Facebook-ut. Ky proces është dizejnuar për të vlerësuar efikasitetin e reklamave të Facebookut për qëllime statistikore dhe hulumtuese të tregut dhe mund të ndihmojë optimizimin e aktiviteteve të ardhshme të reklamimit. Të dhënat e mbledhura janë anonime, prandaj nuk mund t’ju identifikojmë në bazë të tyre. Gjithashtu, dhe të dhënat personale nuk ia dërgojmë Facebook-ut.

5.2. Shfletuesi juaj automatikisht krijon lidhje direkte me serverin e Facebook-ut. Nuk kemi ndikim në vëllimin dhe përdorimin e mëtejshëm të të dhënave të mbledhura nga Facebook-u duke përdorur këtë vegël dhe prandaj ju njoftojmë, sipas njohurive tona, se Facebook pranon informacione se keni qasur në faqe ose që keni klikuar në reklamën tonë. Nëse jeni i regjistruar për shërbimin Facebook, Facebook-u mund të lidhë vizitën tuaj me llogarinë tonë. Madje nëse nuk jeni i regjistruar në Facebook ose nuk keni bërë log in, është e mundur se ofruesi i shërbimeve mund të marrë dhe të ruajë adresën tuaj IP si dhe të dhënat të tjera identifikuese. Facebooku më tej përdor të dhënat tuaja në përputhje me Drejtimet për përdorimin e të dhënave Facebook https://www.facebook.com/about/privacy/

5.3. Funksionin e përshkruar mund të çaktivizohet në adresën https://www.facebook.com/settings/?tab=ads#.

6. Google Tag Manager
6.1. Faqja e internetit të Fabrikës www.babyfoodfactory.com përdor veglën Google Tag Manager (GTM). Ky shërbim mundëson menaxhimin e shenjave të faqeve me anë të ndërfaqes. Implementimi GTM është vetëm shenjë. Kjo do të thotë se nuk përdor cookies dhe nuk mbledh të dhënat personale. GTM lëviz shenja të tjera të cilat mbledhin të dhëna sipas nevojës. Nëse është bërë çaktivizimi në nivel të domenit ose cookies, ajo mbetet e vlefshme për të gjitha shenjat e ndjekjes nëse implementohet nga GTM.

7. Lidhjet drejt faqeve të tjera
7.1. Në faqen e Fabrikës mund të gjeni butonin – lidhjen për faqen LinkdIn, e njohur sipas logosë së kësaj kompanie. Nëse ndiqni këtë lidhje, do t’ju ridrejtojë në faqen të cilën e menaxhon pala e treta e cila bëhet administratori i të dhënave tuaja personale dhe është përgjegjës për përpunimin e të dhënave tuaja personale në përputhje me kushtet e përdorimit dhe politikën e privatësisë që shpallen në këtë rrjet. Serverët e LinkdIn-it mund të gjenden jashtë Republikës së Serbisë.

8. Lënia e Takimit në Fabrikë
8.1. Fabrika ua ka mundësuar personave të interesuar që përmes formës së kontaktit në faqe të lënë takimin në Fabrikë. Gjatë aplikimit për vizitë do të kërkohet emri dhe mbiemri tuaj si dhe numri i telefonit për të komunikuar me tej me qëllim të lënies së takimit dhe realizimit të vizitës.

8.2. Në këtë situatë, dhënia e të dhënave tuaja personale është vullnetare, kurse baza ligjore për përpunimin e tyre është pëlqimi juaj. Nëse nuk pranoni përpunimin e të dhënave nuk do kemi mundësi të caktojmë vizitën.

9. Kontakti
9.1. Fabrika u ka mundësuar personave të interesuar që t’ia dërgojnë mesazhin Fabrikës. Para nisjes së mesazhit do të kërkohet prej jush emri, mbiemri, adresa dhe telefoni si dhe email për shkak të komunikimit të mëtejshëm në lidhje me synimin e drejtimit tuaj Fabrikës.

9.2. Në këtë situatë, dhënia e të dhënave tuaja personale është vullnetare, kurse baza ligjore për përpunimin e tyre është pëlqimi juaj. Nëse nuk pranoni përpunimin e të dhënave nuk do kemi mundësi të përgjigjemi ndaj pyetjes suaj.

9.3. Megjithatë, në varësi të përmbajtjes së mesazhit, Fabrika mund të përpunojë të dhënat tuaja personale dhe sipas bazës tjetër ligjore. Për shembull, nëse me anë të formës së kontaktit ju parashtroni vërejtje mbi cilësinë e produkteve tona, përpunimi i mëtejshëm i të dhënave tuaja është i domosdoshëm me qëllim të respektimit të detyrimeve ligjore të operatorit.

10. Rekrutimi dhe përzgjedhja e kandidatëve
10.1. Personat e interesuar kanë mundësi nëpërmjet adreses së email të publikuar në faqen www.babyfoodfactory.com të aplikojnë për konkurset aktuale për vendin e punës në Fabrikë. Duke klikuar në adresen e email të publikuar ju dërgoni aplikimin tuaj nëpërmjet postën elektronike.

10.2. Nëse ju na dërgoni aplikimin tuaj për punë në këtë mënyrë, ne do të përpunojmë të dhënat që ju na jepni duke përfshirë: adresën tuaj elektronike, të dhënat nga letra shoqëruese dhe CV-ja juaj siç janë emri, mbiemri, datëlindja, numri i celularit, emaili, adresa e vendbanimit, niveli dhe lloji i arsimimit, përvoja pune, të dhënat për posedimin e patentës dhe kategorisë, certifikatat për provimet e dhëna profesionale që janë relevante për vendin e punës, referencat. Nëse jeni ftuar për intervistë, para zhvillimit të saj do të jeni të informuar më për përpunimin e të dhënave personale në procesin e mëtejshëm të rekrutimit dhe përzgjedhjes.

10.3. Përpunimi i të dhënave tuaja kryhet për shkak të komunikimit me ju, përpunimit të aplikimit tuaj, zbatimit të procedurës së përzgjedhjes, vlerësimit të kompetencave tuaj dhe plotësimit të kushteve për vendin e punës dhe angazhimit të mundshëm në punë.

10.4. Në këtë situatë, të dhënat i jepni vullnetarisht, kurse baza ligjore për përpunimin e tyre është neni 12 paragrafi 1 pika 2 e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale – përpunimi është i duhur për ndërmarrjen e veprimeve me kërkesë të personit i cili ka të bëjë me të dhënat para lidhjes së kontratës.

11. Përpunuesit dhe pranuesit e të dhënave
11.1. Të dhënat që i përpunojmë në bazë të përdorimit tuaj të faqes së Fabrikës, përpunohen nga kategoritë e mëtejshme të personave të cilat udhëheqësi i ka angazhuar:
– organet drejtuese e Fabrikës;
– personat në serverin e të cilave kryhet hosting i faqes së internetit;
– personat e angazhuar për mirëmbajtjen e faqes;
– personat e angazhuar për t’i ofruar shërbime të tjera Fabrikës në lidhje me internetin, reklamimin ose anketimin, menaxhimin e ueb-serverëve etj;
– konsulentët juridikë dhe të jashtëm të Fabrikës.

11.2. Në rast të aktivizimit, ndryshimit të statusit, procedurës së likuidimit, falimentimit, riorganizimit ose zbatimit të transaksionit tjetër i cili ka për pasojë ndryshimin e strukturës pronësore ose të menaxhimit të Fabrikës të dhënat mund t’u transferohen personave që marrin pjesë në transaksion të këtillë.

11.3. Fabrika lidh kontratën me të gjithë përpunuesit që rregullon lëndën dhe kohëzgjatjen e përpunimit, natyrën dhe qëllimin e përpunimit, llojin e të dhënave personale dhe llojet e subjektit të të dhënave si dhe të drejtat dhe detyrimet e operatorit. Kryesisht garantohet aplikimi i masave përkatëse teknike, organizative dhe të kuadrove në mënyrë që siguron kryerjen e përpunimit në përputhje me dispozitat e rregullave në fuqi dhe mbrojtjen e të drejtave të personave që kanë të bëjnë me këto të dhëna.

12. Të dhënat tuaja mund t’ua dërgojmë organeve kompetente shtetërore dhe mbajtësve të të drejtave publike në bazë të kërkesës së tyre në përputhje me rregullat në fuqi.

12.1. Menaxheri përpunon të dhënat tuaja në Republikën e Serbisë dhe në kohë të përpilimit të kësaj Politike të Privatësisë nuk ka qëllim t’i transferojë në vend tjetër ose organizatë ndërkombëtar.

13. Masat e mbrojtës së të dhënave personale
13.1. Të dhënat personale i përpunojmë me aplikim të detyruar të masave të përshtatshme juridike, teknike, organizative dhe të kuadrove me qëllim të mbrojtjes së të dhënave përsonale, duke përfshirë mbrojtjen nga përpunimi i paautorizuar dhe i paligjshëm si dhe në rast të humbjes, shkatërrimit ose dëmtimit në përputhje me parimet ligjore të përpunimit. Një rreth i kufizuar i personave (i nevojshëm minimalisht) ka qasje në të dhëna, të cilëve u janë besuar të dhënat në lidhje me përpunimin e tyre, kurse përpunimi kufizohet vetëm në aktivitetet e nevojshme për realizimin e qëllimit të përpunimit. Të dhënat rruhen në formën e cila mundëson identifikimin e personave vetëm brenda afatit që duhet për realizimin e qëllimit të përpunimit.

14. Të drejtat e personave të cilët kanë të bëjnë me këto të dhëna
14.1. Në përputhje me Ligjin, ju informojmë për të drejtat të cilat i keni në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe këto janë:
– E drejta për revokimin e pranimit mbi përpunimin në çdo moment, ku revokimi nuk ndikon në lejen e përpunimit në bazë të pëlqimit para revokimit;
– E drejta për qasjen në të dhënat dhe informacionet tuaja për përpunimin e tyre duke përfshirë dorëzimin e kopjes së të dhënave me detyrim që të na kompensoni shpenzimet e domosdoshme për përpilimin e saj;
– E drejta për korrigjimin, plotësimin dhe fshirjen e të dhënave tuaja personale pa shtyrje të nevojshme;
– E drejta për kufizimin e përpunimit;
– E drejta për ankimin mbi përpunimin e të dhënave tuaja personale, duke përfshirë ankimin për përpunimin e të dhënave për nevojat e reklamimit të drejtpërdrejtë duke përfshirë dhe profilizimin.
– E drejta për transferimin e të dhënave në rast të përpunimit të automatizuar të bazuar në pëlqimin ose kontratën.

14.2. Të drejtat e lartpërmendura mund t’i realizoni nëse janë plotësuar kushtet e parashikuara me Ligjin duke ia parashtruar kërkesën operatorit në email: fdh@bff.rs ose me anë të kërkesës së dërguar në adresën e operatorit. Kërkesa duhet të përmbajë informacione për të cilat të dhëna i takon, realizimi i së cilës të drejte po kërkohet, data dhe nënshkrimi me dorë i parashtruesit të kërkesës. Udhëheqësi në çdo moment konkret do të vlerësojë bazueshmërinë e kërkesës suaj në përputhje me Ligjin dhe do t’ju përgjigjet brenda afatit të parashikuar.

14.3. Nëse konsideroni se përpunimi i të dhënave për personalitetin tuaj është kryer në kundërshtim me dispozitat e Ligjit, keni të drejtë të ankoheni pranë Komisionerit për informacionet nga rëndësia publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale, rr. Bulevar Kralja Aleksandra 15, 11000 Beograd.

15. Pëlqimi për përpunimin e të dhënave personale
15.1. Gjatë hyrjes në ueb-faqet e Fabrikës në anë elektronike (duke klikuar butonin e caktuar) konfirmoni se jeni i njoftuar dhe dakord me përpunimin e të dhënave personale në përputhje me këtë Politikë të Privatësisë.

15.2. Politika e Privatësisë u nënshtrohet ndryshimeve dhe plotësimeve. Përdoruesit e faqeve do të njoftohen për ndryshimet dhe plotësimet gjatë hyrjes së parë të radhës në faqe për shkak të konfirmimit elektronik se janë të njohur dhe dakord me Politikën e re.

15.3 Politika e Privatësisë hynë në fuqi më 21 prill të vitit 2020.