Nutrition plan
4+ months
Çdo fëmijë është ndryshe, ndaj koha e duhur për të kaluar te ushqimi i ngurtë mundtë variojë nga njëri fëmijë te tjetri, por sigurisht ju nuk duhet të nxitoni. Në moshën 4-6 muajshe, fëmija juaj është gati të hajë ushqimin e tij të parë të ngurtë, duke qenë se sistemi i tij gastrointenstinal është gati në atë kohë. Përveç kësaj, këshillohet që ushqimet e ngurta të futen në dietë në moshën 6-muajshe, pasi kështu fëmija juaj mund të marrë lëndët ushqyese të nevojshme për rritjen e duhur dhe për një kompensim të përshtatshëm kalorik. Duke i futur ushqimet e ngurta në dietën e fëmijës në këtë periudhë, shmangen problemet e ardhshme me ushqyerjendhe refuzimin e ushqimeve të ngurta. Ka disa shenja që tregojnë se fëmija juaj është gati për ushqime të ngurta.
Kur fëmija është gati për të ngrënë ushqim të ngurtë, ai arrin ta mbajë kokën lart vetë, nuk e ka më refleksin për të pështyrë ushqimin, fillon të tregojë interes në atë që ha, e madje mund të përkulet apo të zgjatet për të marrë ushqimin nga pjata. Ju do të kuptoni se qumështi nuk i jep më ndjesinë e mjaftueshme të ngopjes. Nëse fëmija vazhdon të qajë edhe pasi e keni ushqyer me gji, kjo mund të jetë një shenjë.Kështu, ai do të kërkojë më shumë qumësht ose vakte më të shpeshta. Zgjimi gjatë natës mund të jetë gjithashtu një shenjë se fëmija nuk është ngopur plotësisht pas vaktit të fundit përpara gjumit. Megjithatë, nëse këto shenja shfaqen para muajit të 4, është ende shumë herët për ta ushqyer me ushqime të ngurta. Mos harroni se fëmijët nuk janë të njëjtë dhe çdo fëmijë ka një ritëm individual progresi, ndaj nuk duhet të shqetësoheni nëse fëmija juaj nuk i shfaq këto shenja dhe nuk është ende gati të përdorë ushqime të ngurta. Është mirë të konsultoheni me mjekun për pyetjetë tjera.
FRUIT PUREE JUICY APPLE
100% natural
100% fruit
No added sugar
Practical on to go
6+ months
Fëmija juaj është bërë një eksplorues i vërtetë, me një dëshirë për të zbuluar botën përreth tij. Ai mund të qëndrojë ulur, të përtypet dhe ta mbajë vetë shishen, dhe tregon gjithnjë e më shumë interes për ushqimin. Në këtë periudhë, fëmija është gati për më shumë ushqime të ngurta, për futjen në dietë të ushqimeve të reja dhe për pasurimin e dietës
Regjimi i të ushqyerit
Në këtë periudhë, është e rëndësishme të krijoni vakte të rregullta dhe zakone të mira, në mënyrë që fëmija juaj të hajë shëndetshëm. Në një pikë të caktuar, pothuajse të gjithë fëmijët kërkojnë ushqim. Ata mësojnë të dallojnë çfarë ju pëlqendhe çfarë jo, dhe pranojnë disa ushqime të caktuara më shumë se disa të tjera, apo refuzojnë disa ushqime ose i hanë më pak.
Kini durim. Nëse fëmija nuk pëlqen një ushqim të caktuar, jepini sërish një sasi më të vogël nga ai ushqim në një vakt tjetër. Ndonjëherë, është e nevojshme të provonideri në 15 herë t'i jepni fëmijës tuaj një ushqim të caktuar. Nëse fëmija juaj nuk dëshiron ta hajë ushqimin, mos e detyroni, por as mos i ofroni një ushqim tjetër në atë moment, në mënyrë që të mos e mësoni se ka gjithnjë opsione “më të mira”
Lëndët ushqyese kryesore që duhet të merren në këtë periudhë janë proteinat, hekuri, vitaminat, dhe fibrat. Mishi është një burim shumë i rëndësishëm i disa lëndëve ushqyese dhe një pjesë e rëndësishme e dietës së foshnjës në moshën 6-muajshe. Për gëlltitje me të lehtë, mishi duhet të shoqërohet gjithmonë me perime. Pas moshës 6-muajshe, ju mund t’i jepni fëmijës edhe drithëra të kombinuara - me përbërje gruri, tërshëre dhe thekre, duke shtuar dhe fruta
RICE CEREAL
+13 vitamns
Iron, zinc, iodine
With inulin
100% delicious
Rich in fibers
Gives a sense of satiety
8+ months
Kur foshnja mbush 8 muaj, ushqimi i ngurtë fillon të jetë më i rëndësishëm në dietëne tij sesa ushqyerja me gji apo formula për foshnja. Është koha për të kaluar ngadalë nga ushqimi i butë, tek ushqimet që konsumon e gjithë familja.
Ky kalim është shumë i rëndësishëm, duke qenë se në bazë të tij ju do të kuptoni nëse fëmija juaj ka oreks për ushqime të ngurta. Foshnja ka nevojë për ushqim të pasur me lëndë ushqyese për zhvillimin e tij emocional, ushqimor dhe fizik. Ka ende disa lloje ushqimesh që fëmija juaj nuk i ka provuar, dhe reaksionet alergjike janë ende të mundshme. Me shumë gjasa, ju e keni rritur sasinë e ushqimeve të ngurta që i jepni fëmijës suaj, sepse sa më shumë të rritet ai, aq më shumë mësohet me ushqimet e ngurta. Në moshën 8-muajshe, foshnja fillon të kuptojë se mund të përdorë gishtin tregues dhe gishtin e madh për të marrë copëza ushqimi. Atij i pëlqen të hajë vetë. Kjo është koha e përsosur për t’i ofruar ushqim nga dora juaj dhe për ta përfshirë atë në procesin e ushqyerjes.
FRUIT PUREE – APPLE, PEACH, STRAWBERRY AND RASPBERRY
100% natural
100% fruit
No added sugar
Practical on to go
12+ months
Duke futur në dietën e tij gjithnjë e më shumë ushqime plotësuese, kur fëmija të mbushë një vjeç, do të ketë një tolerancë të madhe ndaj ushqimit dhe nuk do të ketë aq kufizime sa në foshnjëri. Megjithatë, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje krijimit të një marrëdhënieje të duhur me ushqimin, dhe për ta arritur këtë, ju duhet t’i bindeni disa rregullave për shpërndarjen e vakteve dhe për sjelljen gjatë vakteve. Më poshtë do të gjeni disa nga këto rregulla:
Koha e ngrënies së vaktit duhet respektuar patjetër. Shmangni me çdo kusht dhënien e ushqimit menjëherë para ose pas vaktit kryesor, pasi kështu rrezikoni që fëmija të ketë më pak oreks në orën kur duhet të hajë vaktin kryesor dhe të hajë mëpak, ose të ketë shumë oreks dhe të hajë më shumë seç duhet
Fëmija duhet të ulet në tavolinë (ose në karrigen e vogël të ngrënies kur është akoma i vogël) gjatë drekës ose darkës, dhe të shikuarit televizor apo lojërat gjatë vaktit duhet të lejohen vetëm në raste të veçanta.
Fëmija duhet të nxitet që të provojë edhe gjellët që nuk i pëlqejnë, duke ia shërbyer në një mënyrë tërheqëse ose duke i përgatitur me një metodë të re (pure, hamburger gjysmë-vegjetarian, me salcë, etj.).
FRUIT PUREE MIX – APPLE AND BANANA WITH BISCUIT
100% natural
Fruit snack
Many fruits, many benefits
Practical on to go