PARIMET BAZË TË USHQYERJES SË SHËNDETSHME

Ju paraqesim parimet kryesore për një ushqyerje të shëndetshme, me të cilat fëmija juaj do të rritet siç duhet. Gjithashtu, këtu mund të lexoni këshilla se si ta ushqeni fëmijën me produkte të ndryshme nga ato të qumështit, dhe se si të shtoni dhe të kombinoni produkte të reja.

PARIMET BAZË TË USHQYERJES SË SHËNDETSHME

Ushqyerja e duhur dhe e larmishme e fëmijës që në momentin e lindjes është thelbësore për rritjen, zhvillimin dhe mbrojtjen e duhur të shëndetit të tij. Me ushqimet e duhura të përshtatura sipas moshës, fëmija rritet dhe zhvillohet normalisht. Ushqimi më i mirë që nga lindja është qumështi i gjirit, i cili plotëson në mënyrë të kënaqshme nevojat e fëmijës

Kur duhen filluar ushqimet e ngurta?

Futja në dietë e ushqimeve të ngurta duhet të fillojë në periudhën nga 4- deri në 6-muajsh (nga java e 17-të deri në të 26-tën) sipas rekomandimit të pediatrit që ekzaminon fëmijën në qendrën e konsultave. Në ushqimet e ngurta përfshihen të gjitha grupet e ushqimeve përveç qumështit të gjirit dhe formulave dhe këto ushqime shtohen gradualisht në dietën e fëmijës. Deri në fund të vitit të parë, fëmija duhet dhe mund t’i shquajë të gjitha shijet dhe, sa më shumë ushqime të pëlqejë në vitin e parë, aq më të mira dhe më të larmishme do t’i ketë preferencat për ushqimet më vonë gjatë fëmijërisë.

Si futen në dietë ushqimet e reja?

Ushqimet e reja fillohen një nga një dhe në sasi të vogla, duke filluar me disa lugë çaji ditën e parë, dhe sasitë rriten gradualisht. Fillohet me drithërat e lejueshme për moshën përkatëse në orët e mëngjesit. Orizi dhe misri rekomandohen të parët në ushqimin e foshnjave, për shkak të mundësisë së tyre minimale për alergji. Frutat dhe perimet shtohen të freskëta ose të ziera, në formën e kompostos, dhe mund të ushqehen në formë pureje të gatshme. Për t’u mësuar me një lloj ushqimi duhen 3-4 ditë. Nëse fëmija refuzon të hajë, në ditët vijuese duhet të ofrohet po i njëjti ushqim. Pas ushqyerjes, fëmija duhet të ushqehet me gji në masën që dëshiron.

Si kombinohen ushqimet e reja?

Përveç ushqimeve të freskëta, në dietë futen frutat dhe perimet e stinës dhe kavanozat e pureve me një përbërës (p.sh. mollë, pjeshkë ose karotë) shtohen si ushqime të gatshme për bebe. Mund të kombinohen ushqimet ekzistuese, ndaj të cilave fëmija nuk ka shfaqur reaksione. Me kalimin e kohës, jepen puretë me më shumë lloje frutash dhe perimesh, ose të kombinuara me mish, drithëra dhe bulmet. Ushqimet e gatshme që përdoren në dietën e fëmijës duhet të kenë cilësi të kontrolluar rigorozisht, të jenë organike, të mos u shtohet sheqer dhe kripë dhe të përgatiten në ambient steril.

Ushqimet duhet të jenë të larmishme, të përshtatura sipas moshës dhe duhet të përmbajnë lëndët ushqimore për moshën e caktuar. Ushqimet nuk duhet të marinohen me kripë shtesë dhe as t’u shtohet vaj apo sheqer.

Çfarë është e rëndësishme në përzgjedhjen e ushqimit për bebe të blerë në dyqan?

Puretë e blera në dyqan janë një ushqim ideal për fëmijët për shkak të cilësisë së kontrolluar rigorozisht dhe avantazhit për t’u marrë me vete si vakt jashtë shtëpisë. Ato janë një zgjidhje e shkëlqyer kur stina nuk i ofron frutat dhe perimet ose kur nëna nuk ka kohë të përgatisë vaktin. Ato përmbajnë vitaminat, mineralet, hekurin, magnezin, kalciumin dhe selenin e nevojshëm në vlera të përshtatura me nevojat e fëmijës. Është me rëndësi që ushqimi për bebe të mos përmbajë aditivë, konservues dhe OMGJ, si dhe që të prodhohet në një ambient të kontrolluar e të pastër. Po ashtu me rëndësi është që pureve të blera në dyqan të mos u shtohen sheqerna të tjera, pasi vetë teknologjia e përdorur ndihmon në ruajtjen e ëmbëlsisë së produktit.

Kohët e fundit në tregun tonë gjendet NUTRINO, një ushqim krejtësisht i ri për bebe, i prodhuar në Serbi, i cili përmbush tërësisht nevojat e fëmijëve të një moshe të caktuar dhe është një ushqim i përgatitur sipas standardeve më të larta evropiane. Mësojeni fëmijën të hajë vakte të shëndetshme, cilësore dhe të pasura me vitamina e minerale; kështu shijet që fëmija mëson t’i pëlqejë do ta ndihmojnë të preferojë dhe të konsumojë ushqim të shëndetshëm më vonë gjatë jetës.