Skip to content
Nutrino
  • Historia jonë
  • Plani i ushqyerjes
  • Plani i ushqyerjes
Srb / Eng / Mk/ Al

  • Puretë
    • Pure me fruta
    • Pure me perime
    • Pure me mish
  • Pure frutash
  • Pure frutash miks
  • Drithërat
  • Qumështi
  • Lëngjet
    • Lëngje për bebe
    • Lëngje për fëmijë

Drithërat janë një ushqim i parë i mirë, duke qenë se kanë një balancë të shkëlqyer të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave. Të pasura me hekur, ato janë një pjesëe rëndësishme e dietës së bebeve në moshën kur ushqimi plotësues futet në dietë.

Pureja me drithëra Nutrino prodhohet me përbërës natyralë dhe pasurohet me 13 vitamina dhe 3 minerale – hekur, zink, jod, të cilat nuk i nënshtrohen përpunimit termik, gjë që u mundëson atyre të ruajnë të gjitha vlerat e tyre ushqyese.

Hekuri kontribuon në zhvillimin normal konjitiv të fëmijës.

Jodi ndihmon në zhvillimin e trurit dhe të sistemit nervor.

Zinku është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin normal të organeve riprodhuesedhe të trurit. Ajo kontribuon gjithashtu në normalizimin e funksioneve të sistemit imunitar dhe proceseve të tjera në trup.

Inulina është e mirë për sistemin imunitar dhe traktin gastrointestinal të fëmijës suaj, duke qenë se i përket grupit të prebiotikëve dhe nxit zhvillimin e baktereve nga fermentimi i acidit laktik – probiotikët. Inulina mund të rrisë përthithjen e kalciumit në trup, ndihmon në zhvillimin e florës normale të stomakut dhe vepron si çdo fibër perimesh – duke lehtësuar tretjen.

Në shumëllojshmërinë e pureve të gamës, Nutrino ofron me dhe pa qumësht.

Paketimi i pureve Nutrino me drithëra është novator, duke qenë se është i pajisur me një zinxhir që ruan freskinë dhe mundëson një ripërdorim të lehtë.

Vaktet me drithëra konsumohen në mbrëmje, para darkës, ose në mëngjes, kur oreksi i fëmijëve është më i madh. Gjatë ushqyerjes, fëmija duhet të qëndrojë në njëpozicion të rehatshëm, dhe ju duhet të tregoheni të duruar: nëse fëmija nuk dëshiron të hajë drithëra, mos u dorëzoni, por provojeni sërish ditën tjetër.

babys-first-semolina-with-banana-200gBollguri i parë i fëmijës
me banane
200g

3-cereals-apple-and-blueberry3 lloj drithërash,
mollë dhe boronicë
200g

rice-and-corn-with-banana-200gOriz dhe misër me banane
200g

7-cereals-200g7 lloje drithërash
200g

rice-cereal-200gDrithëra me oriz
200g

5-cereals-apple-with-banana-200g5 lloje drithërash me mollë dhe banane
200g

  • Historia jonë
  • Produktet Nutrino
  • Kontakt